Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.
TSK
TSK · Gjoni 10:3
Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.
Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde.
Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t'i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t'i mbajë në gji të tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjëlit e tyre.
për t'u thënë robërve: "Dilni", dhe atyre që janë në terr: "Shfaquni". Ata do të kullosin gjatë rrugëve dhe në të gjitha lartësitë e braktisura do të kenë kullotat e tyre.
Ja, unë po i kthej nga vendi i veriut dhe po i grumbulloj nga skajet e tokës. Midis tyre është i verbëri dhe çalamani, gruaja me barrë dhe bashkë me të ajo që ka për të pjellë: një turmë e madhe do të kthehet këtu.
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të shkoj të kërkoj delet e mia dhe do të kujdesem.
Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.
Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,
Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.
sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.
në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.
Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj,
Kujt fiton do t'i jap të ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij.
Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.