TSK

TSK · Gjoni 8:40

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Back to passage

I pabesi komploton kundër të drejtit dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij.

Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës''.

Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua''.

Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t'ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.

Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje.

Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.