Por do t'ju jepja kurajo me gojën time dhe ngushëllimi i buzëve të mia do ta lehtësonte dhembjen tuaj.
TSK
TSK · Danieli 10:18
Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.
Ditën në të cilën të kërkova, ti m'u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim.
Ndërsa ai fliste me mua, unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë, por ai më preku dhe më bëri të ngrihem më këmbë në vendin ku ndodhesha.
Dhe ja, dikush që i ngjante një biri njeriu më preku buzët. Atëherë hapa gojën, fola dhe i thashë atij që më rrint përpara: "Imzot, për këtë vegim më kanë zënë spazmat dhe fuqitë m'u ligështuan.
Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t'i dhënë forcë.
Por ai më tha: ''Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi''. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.
Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.