TSK

TSK · Gjoni 16:4

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

Le t'i parashtrojnë dhe të na njoftojnë ç'ka për të ndodhur. Le të deklarojnë cilat ishin gjërat e kaluara, në mënyrë që të mund t'i shqyrtojmë dhe të njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ç'ka për të ndodhur.

Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua".

Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Vallë a mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është me ta? Për sa kohë kanë më vete dhëndrin, nuk mund të agjërojnë!

Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t'ju përndjekin dhe do t'ju dorëzojnë në sinagoga e do t'ju futin në burg; dhe do t'ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,

Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.

Sepse unë do t'i tregoj atij sa shumë i duhet të vuajë për emrin tim''.

Tani e dini atë që e ndalon atë që të shfaqet vetëm në kohën e vet.