TSK

TSK · Malakia 1:13

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Back to passage

për të qënë i mirëpritur, do të ofrojë një mashkull, pa të meta, të marrë nga qetë, nga dhentë apo nga dhitë.

Pse pra i përçmoni flijimet dhe blatimet e mia që kam urdhëruar të bëhen në banesën time, dhe pse nderoni më tepër fëmijët tuaj se mua, duke u trashur me pjesën më të mirë të blatimeve të Izraelit, të popullit tim?

Por ti nuk më ke kërkuar, o Jakob, përkundrazi je lodhur me mua, o Izrael!

Kështu ju vidhni, vrisni, shkelni kurorën, betoheni për të rremen, i digjni temjan Baalit dhe u shkoni pas perëndive të tjerë që më parë nuk i njihnit,

Atëherë unë thashë: "O, Zot, Zot, unë nuk jam ndotur kurrë; qysh në fëmijëri e deri më sot nuk kam ngrënë kurrë mish kafshe të ngordhur në mënyrë natyrale ose të shqyer dhe nuk më ka hyrë në gojë asnjë mish i papastër.

Unë i urrej, i përçmoj festat tuaja, nuk ndiej asnjë gëzim në mbledhjet tuaja solemne.

Mikea 6:3 TSK

"Populli im, çfarë të kam bërë dhe me çfarë të kam lodhur? Dëshmo kundër meje.

Ju ofroni mbi altarin tim ushqime të ndotura, dhe megjithatë thoni: "Në ç'mënyrë të kemi ndotur?". Kur thoni: "Tryeza e Zotit është e përbuzshme".

Mateu 6:1 TSK

''Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t'ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.

Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t'u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ''Simon, po fle? S'ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?