TSK

TSK · Fjalët e urta 23:26

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Back to passage

Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.

Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër

Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.

Osea 14:9 TSK

Kush është i urtë, t'u kushtojë kujdes këtyre gjërave. Kush ka mend le t'i kuptoje ato. Sepse rrugët e Zotit janë të drejta; të drejtët do të ecin nëpër to, por shkelësit do të rrëzohen.

''Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im.

Dhe jo vetëm vepruan ashtu si shpresonim, po dhanë veten më përpara te Perëndia dhe pastaj te ne sipas vullnetit të Perëndisë.

Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.