TSK

TSK · Fjalët e urta 24:30

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Back to passage
Jobi 5:27 TSK

Ja ç'kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito".

Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë.

Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.

Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.