Në atë kohë u dhashë këtë urdhër gjykatësve tuaj, duke u thënë: "Dëgjoni dhe gjykoni me drejtësi grindjet midis vëllezërve tuaj, midis një njeriu dhe të vëllait ose të huajit që ndodhet pranë tij.
TSK
TSK · Gjoni 7:24
Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.
A flisni pikërisht sipas drejtësisë ju, o të fuqishëm? A gjykoni ju drejt, o bij të njerëzve?
Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit?
Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.
I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen,
dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer dhe i thoni: ''Ti ulu këtu, në vendin e mirë'', dhe të varfërit i thoni: ''Ti rri atje, në këmbë'', ose: ''Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia'',
Sepse ai që ka thënë: ''Mos shkel kurorën'', ka thënë gjithashtu: ''Mos vraj''. Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit.