dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas''.
TSK
TSK · Mateu 21:11
Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.
Disa të tjerë thonin: ''Éshtë Elia''; dhe disa të tjerë: ''Éshtë një profet, ose si një nga profetët''.
Kur e pa këtë gjë, fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: ''Nëse ky do të ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja që po e prek, sepse ajo është një mëkatare.
Dhe ai u tha atyre: ''Cilat?''. Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.
ata e pyetën dhe i thanë: ''Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?''.
Gruaja i tha: ''Zot, po shoh se ti je një profet.
Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ''Ky është me të vërtetë Profeti!''.
Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t'ju thotë!