TSK

TSK · Fjalët e urta 13:9

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

birit të tij do t'i lë një fis, me qëllim që Davidi, shërbëtori im, të ketë gjithmonë një llambë para meje në Jeruzalem, qytet që kam zgjedhur për t'i vënë emrin tim.

Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?

Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.

Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.

sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket.

Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".