TSK

TSK · Fjalët e urta 18:7

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

Sa e pa, grisi rrobat e tij dhe tha: "Oh, bija ime, ti po më bën shumë fatkeq, ti po më sjell mjerim! Unë i kam dhënë fjalën Zotit dhe nuk mund të tërhiqem".

Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën.

I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë.

Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.

Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.

Ata u paraqitën para krerëve të priftërinjve dhe para pleqve dhe thanë: ''Ne jemi lidhur me betim të mos vëmë gjë në gojë, derisa të vrasim Palin.