Ndërsa vazhdonte të fliste akoma me të, mbreti i tha: "A të kemi bërë vallë këshilltar të mbretit? Pusho! Pse kërkon të vritesh?". Atëherë profeti nuk foli më, por tha: "Unë e di që Perëndia ka vendosur të të shkatërrojë, sepse ke bërë këtë dhe nuk more parasysh këshillën time".
TSK
TSK · 2 Kronikave 24:21
مراجع Treasury of Scripture Knowledge في Albanian.
Psalmet 94:21
TSK
Ata mblidhen tok kundër të drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm.
Jeremia 18:18
TSK
Pastaj ata thanë: "Ejani dhe të kurdisim komplote kundër Jeremias, sepse ligji nuk do t'i mungojë priftit as këshilla të urtit dhe as fjala profetit. Ejani, ta godasim me gjuhën dhe të mos i kushtojmë kujdes asnjërës prej fjalëve të tij".
Amosi 5:10
TSK
Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri.
Mateu 23:34
TSK
Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t'i vritni dhe do t'i kryqëzoni, disa të tjerë do t'i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t'i persekutoni nga një qytet në tjetrin,