TSK

TSK · Fjalët e urta 18:6

مراجع Treasury of Scripture Knowledge في Albanian.

العودة إلى المقطع

Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.

Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.

Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.

Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.

Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,

Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.