TSK

TSK · Gjoni 8:31

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Back to passage

por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.

Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije.

Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë''.

Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.

Por, për shkak të ndihmës që pata nga Perëndia deri në këtë ditë, vazhdova t'u dëshmoj të vegjëlve dhe të mëdhenjve, duke mos thënë tjetër përveç atyre që profetët dhe Moisiu thanë se duhet të ndodhnin,

Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.

Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."

Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.

kur thuhet: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e kryengritjes''.

Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;

Nuk ju shkrova juve sepse nuk e njihni të vërtetën, por sepse ju e njihni dhe sepse asnjë gënjeshtër nuk del nga e vërteta.

sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga.