Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.
TSK
TSK · Marku 13:33
Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.
Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: ''Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?
Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndon gjeli a në mëngjes;
Edhe ju pra, jini gati, sepse Biri i njriut do të vijë në atë orë që nuk e mendoni''.
Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.
Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.
Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.
Jini mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje.
Kujto, pra, atë që more dhe dëgjove, dhe ruaje edhe pendohu. Po të mos rrish zgjuar, unë do të vij te ti si vjedhës, dhe nuk do të dish në ç'orë do të vij te ti.