TSK

TSK · Ezekieli 21:22

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

Por Jozueu, duke dëgjuar britmën e popullit që bërtiste, i tha Moisiut: "Ka një zhurmë lufte në kamp".

Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shëmbur. Populli u ngjit në qytet, secili drejt, përpara, dhe e shtiu në dorë atë.

Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës.

Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për shtëpitë e mbretërve të Judës që do të shemben përballë ledheve dhe shpatës.

Në vitin e nëntë të mbretërimit të tij, në muajin e dhjetë, më dhjetë të muajit, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij kundër Jeruzalemit, fushoi kundër tij dhe ndërtoi rreth e rrotull ledhat.

Një e treta prej teje do të vdesë nga murtaja dhe do të konsumohet nga uria që mbretëron në mes tënd; një e tretë do të bjerë nga shpata rreth teje dhe unë do ta shpërndaj në të gjitha erërat pjesën e tretë, dhe do të zhvesh shpatën kundër tyre.

Do të drejtojë kundër mureve të tua deshtë e tij dhe do të rrëzojë kullat e tua me kazmat e tij.