Simboli ortodoks i besimit

The Orthodox Creed

Me të vërtetë besojmë në një Perëndi, në Perëndinë Atë, të Gjithëpushtetshmin, Krijuesin e qiellit dhe të dheut, të të gjitha gjërave të dukshme dhe të padukshme.

Besojmë në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e vetëmlindur të Perëndisë, të lindur prej Atit para gjithë shekujve. Dritë prej Drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë; të lindur, jo të krijuar; të njëqenëshëm me Atin; me anë të të cilit u bënë të gjitha.

Për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiejve; u mishërua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.

U kryqëzua për ne nën Ponc Pilatin, pësoi dhe u varros; dhe u ngjall prej së vdekurish ditën e tretë sipas Shkrimeve.

U ngjit në qiej dhe rri në të djathtën e Atit të tij; do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.

Po, besojmë në Shpirtin e Shenjtë, Zot dhe Jetëbërës, që buron prej Atit; që adhurohet dhe lavdërohet bashkë me Atin dhe me Birin; që foli me anën e profetëve.

Dhe në një Kishë të shenjtë, katholike dhe apostolike. Rrëfejmë një pagëzim për ndjesën e mëkateve.

Presim ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e shekullit të ardhshëm. Amin.