TSK

TSK · Zanafilla 2:4

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë".

Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.

Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.

Këta janë pasardhësit e Isakut, birit të Abrahamit.

Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.

Zoti është një luftëtar, emri i tij është Zoti.

dhe tha: "O Zot, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë.

Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?

O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.

dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari besnik, i parëlinduri prej së vdekurish dhe Princ i mbretërve të dheut.

Kombet ishin zemëruar, por erdhi mëria jote, dhe erdhi koha që të gjykohen të vdekurit dhe t'u jepet paga shërbëtorëve të tu, profetëve, dhe shenjtorëve, dhe atyre që druajnë emrin tënd, të vegjëlve dhe të mëdhenjve, dhe të shkatërrosh ata që shkatërrojnë dheun''.