TSK

TSK · Fjalët e urta 19:8

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.

mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.

Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi.

Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij''.