TSK

TSK · Fjalët e urta 20:15

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.

Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,

Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.

Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!

I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.

Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s'ka kush predikon?