me qëllim që ditët tuaja dhe ditët e bijve tuaj, në vendin që Zoti është betuar t'u japë etërve tuaj, të jenë të shumta si ditët e qiellit mbi tokë.
TSK
TSK · Fjalët e urta 3:2
Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.
Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.
Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim.
Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.
ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.
Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.
Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë.
Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,
Dhe Perëndia i shpresës le t'ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t'u pranuar në çdo mënyrë.