janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.
TSK
TSK · Fjalët e urta 22:18
مراجع Treasury of Scripture Knowledge في Albanian.
Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.
Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.
Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,
Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;
Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.
Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.
I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.
Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.
Sepse buzët e priftit duhet të ruajnë diturinë dhe nga goja e tij secili duhet të kërkojë ligjin, sepse ai është lajmëtari i Zotit të ushtrive.
Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtërat tuaj, si ata që duhet të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t'ju sillte dobi.