TSK

TSK · Vajtimet 5:21

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

Përgjigjmu, o Zot, përgjigjmu, që ky popull të pranojë që ti, o Zot, je Perëndia, dhe ke bërë të kthehen te ti zemrat e tyre".

O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë.

Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.

Unë do të të rindërtoj dhe ti do të rindërtohesh, o virgjëreshë e Izraelit. Do të zbukurohesh përsëri me dajret e tua dhe do të dalësh në mes të valleve të atyre që bëjnë festë.

Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Do të thuhet ende kjo fjalë në vendin e Judës dhe në qytetet e veta, kur t'i kem kthyer ata nga robëria: "Zoti të bekoftë, o seli e drejtësisë, o mal i shenjtërisë!".

Kështu thotë Zoti: "Në këtë vend për të cilin ju thoni: "Éshtë një shkreti, që nuk ka më as njerëz as kafshë", në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit që janë të shkreta, që nuk ka më as njerëz as kafshë, do të dëgjohen akoma

Dhe unë do t'ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t'u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t'u jap një zemër prej mishi,

Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të jem sërisht i lutur nga shtëpia e Izraelit ta kryej këtë për ta: Unë do t'i shumoj njerëzit e tyre si një kope.

Kështu thotë Zoti: "Unë do të kthehem në Sion dhe do të banoj në mes të Jeruzalemit. Jeruzalemin do ta quajnë Qytet të besnikërisë dhe malin e Zotit të ushtrive, mal të shenjtërisë".