TSK

TSK · Fjalët e urta 23:9

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Back to passage

Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

Por ata heshtën dhe nuk u përgjigjën me asnjë fjalë, sepse urdhëri i mbretit ishte: "Mos iu përgjigjni".

Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin.

Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: ''E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m'i hapi sytë!

Dhe shumë nga ata thoshnin: ''Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?''.

Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshnin: ''Vallë ç'do të thotë ky llafazan''. Dhe të tjerë thoshnin: ''Ai duket se është një kasnec i perëndivë të huaja'', sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.

Dhe, duke qenë në mospajtim njëri me tjetrin, u larguan, pasi Pali u tha pikërisht këto fjalë: ''Mirë u foli Fryma e Shenjtë me anë të profetit Isaia etërve tanë,

Ne jemi të marrë për Krishtin, por ju të urtë në Krishtin; ne jemi të dobët, por ju të fortë; ju jeni të nderuar, por ne të përbuzur.