TSK

TSK · Marku 4:3

Treasury of Scripture Knowledge references in Albanian.

Kthehu te pasazhi

Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit.

Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

Mbille farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos lër dorën tënde të pushojë, sepse ti nuk e di se cili nga të dy do të dalë më mirë; ky apo ai, apo do të jenë të mirë që të dy.

"Dëgjomëni, o shtëpi e Jakobit, dhe tërë mbetja e shtëpisë së Izraelit, që ju kam përkrahur që kur keni lindur, që jeni mbajtur nga unë qysh në bark të nënës;

"O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht!

Ai u propozoi atyre një shëmbëlltyrë tjetër: ''Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet.

Marku 4:9 TSK

Pastaj ai u tha atyre: ''Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''

Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha: ''Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni:

A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.

Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.

A nuk janë ata që blasfemojnë emrin e lavdishëm që u thirr mbi ju?

''Dhe engjëllit të kishës në Pergam, shkruaji: Këto gjëra thotë ai që ka shpatën e mprehtë me dy tehë: