Ora aktuale
Lutja e Mesnatës
Në mesnatë vigjojmë për ardhjen e Zotit dhe kujtojmë lutjen e Tij në Gjetsemani.
ATI YNË
Ju, pra, lutuni kështu: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.
Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.
Bukën tonë të përditshme na e jep sot.
Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.
Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen".
LUTJA E FALËNDERIMIT

PSALMI 50
Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.
Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.
Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.
Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,
dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".
Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)
"Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.
Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara.
Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.
Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.
I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.
Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.
A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?
Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.
Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".
Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,
ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?
Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.
Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.
Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.
Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.
Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.
Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".
Pastaj besimtari thotë:

PSALMI 133
Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!
Éshtë si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.
Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.
Ngrihuni, o bijtë e dritës
Ngrihuni, o bijtë e dritës 1
Ngrihuni, o bijtë e dritës, ta lavdërojmë Zotin e ushtrive, që të na e dhurojë shpëtimin e shpirtrave tanë. Kur qëndrojmë përpara Teje me trup, largo nga mendjet tona gjumin e plogështisë. Na jep, o Zot, zgjim që të kuptojmë si të qëndrojmë para Teje në kohën e lutjes dhe të të dërgojmë lart lavdinë që të takon, dhe të fitojmë faljen e shumta mëkateve tona. (Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve)
Ngrihuni, o bijtë e dritës 2
Bekoni Zotin, o shërbëtorë të Zotit, që qëndroni në shtëpinë e Zotit, në oborret e Perëndisë tonë. Në net ngrini duart tuaja drejt shenjtërisë dhe bekoni Zotin. Zoti le t’ju bekojë nga Sioni, Ai që krijoi qiellin dhe tokën. (Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve)
Ngrihuni, o bijtë e dritës 3
Le të afrohet lutja ime përpara Teje, o Zot; sipas fjalës Sate më jep kuptim. Le të hyjë kërkesa ime para Teje, o Zot; sipas fjalës Sate më jep jetë. Buzët e mia do të derdhin lavdërim, kur të më mësosh rregullat e Tua. Gjuha ime do të shqiptojë fjalët e Tua, sepse të gjitha urdhërimet e Tua janë të drejta. Le të jetë dora Jote për shpëtimin tim, sepse urdhërimet e Tua i kam dëshiruar. Kam dëshiruar shpëtimin Tënd, o Zot, dhe ligji Yt është mendimi im. Le të rrojë shpirti im dhe të të lavdërojë, dhe gjykimet e Tua le të më ndihmojnë. U endja si dele e humbur; kërkoje shërbëtorin Tënd, sepse urdhërimet e Tua nuk i harrova.
Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë dhe në shekujt e shekujve. Amin. Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e deri në jetë të jetëve. Amin. Lavdi Ty, o Dashamir i mirë i njerëzve. Paqe nënës Sate Virgjërës, bashkë me të gjithë shenjtorët e Tu. Lavdi Ty, o Trini e Shenjtë, ki mëshirë për ne.
Le të ngrihet Perëndia dhe le të shpërndahen të gjithë armiqtë e Tij, dhe le të ikin nga para Fytyrës së Tij të gjithë ata që e urrejnë emrin e Tij të shenjtë. Kurse populli Yt le të jetë me bekim, mijëra mijëra dhe dhjetëra mijëra, që kryejnë vullnetin Tënd. O Zot, hape buzët e mia dhe goja ime le të shpallë lavdinë Tënde. Amin. Aleluja.
Fillimi i lutjes
PSALMI 3
O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje.
Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)
Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.
Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)
Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.
Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.
Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.
Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)
PSALMI 6
O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.
Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.
Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur?
Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.
Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol?
Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.
Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.
Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.
Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.
Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.
PSALMI 12
Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve.
Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar.
Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari,
të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?".
"Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t'i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".
Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.
Ti, o Zot, do t'i mbrosh dhe do t'i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.
Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.
PSALMI 69
Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.
Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete.
Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.
Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.
O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.
Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.
Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.
Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.
Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.
Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.
Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.
Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.
Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar.
Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella.
Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.
Përgjigjmu, o Zot, sepse mirësia jote është e çmuar; në dhembshuritë e tua të mëdha sillu nga unë.
Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh.
Afrohu te unë dhe më shpjego; çliromë nga armiqtë e mi.
Ti e njeh poshtërsinë time, turpin tim dhe çnderimin tim; armiqtë e mi janë të gjithë para teje.
Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.
Më dhanë përkundrazi vrer në vend të ushqimit dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull.
U bëftë tryeza e tyre një lak para tyre, dhe begatia e tyre një kurth.
Ju errshin sytë atyre kështu që të mos shohin më, dhe bëj që ijët e tyre të lëkunden vazhdimisht.
Zbraz mbi ta zemërimin tënd dhe i zëntë zjarri i indinjatës sate.
Banesa e tyre u shkretoftë dhe askush mos banoftë në çadrat e tyre,
sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur.
Shto këtë faj fajit të tyre dhe mos arrifshin kurrë të kenë pjesë në drejtësinë tënde.
U shofshin nga libri i jetës dhe mos u shkrofshin midis të drejtëve.
Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.
Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.
Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.
Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.
Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.
E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t'i zotërojnë.
Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty.
PSALMI 85
O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.
Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)
Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.
Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.
A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?
A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?
Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.
Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.
Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.
Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.
E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.
Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.
Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.
PSALMI 90
O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.
Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.
Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".
Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.
Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.
Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.
Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.
Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.
Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.
Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t'u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.
Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje?
Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.
Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.
Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona.
Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë.
Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre.
Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.
PSALMI 116
Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.
Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.
Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.
Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".
Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.
Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.
Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.
Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.
Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.
Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,
dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".
Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?
Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.
Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.
Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.
Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.
Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,
në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.
PSALMI 117
Lëvdoni Zotin, ju gjithë kombet! Kremtojini, ju gjithë popujt!
Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.
PSALMI 118 (I)
Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.
Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?
Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.
Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.
Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.
Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.
Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.
Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.
Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.
E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.
Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.
Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.
Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.
Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.
Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.
Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.
Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.
O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.
I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
(Psalmi i njëqindtëtëmbëdhjetë)
(1) Të lumtë ata që janë të paepur në udhë, që ecin në ligjin e Zotit. Të lumtë ata që hulumtojnë dëshmitë e Tij dhe me gjithë zemrën e tyre e kërkojnë Atë, sepse kryerësit e paudhësisë nuk deshën të ecin në udhët e Tij. Ti urdhërove që urdhërimet e Tua të ruhen shumë; oh, të ishin të qëndrueshme udhët e mia për ruajtjen e rregullave të Tua! Atëherë nuk do të turpërohem, kur t’i hedh sytë mbi të gjitha urdhërimet e Tua. Do të të falënderoj, o Zot, me drejtësi zemre, pasi mësova gjykimet e drejtësisë Sate. Rregullat e Tua do t’i ruaj; mos më lër deri në fund. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(2) Me çfarë e pastron i riu udhën e tij? Me ruajtjen e fjalëve të Tuaja. Me gjithë zemrën time të kërkova; mos më largo nga urdhërimet e Tuaja. I fsheha fjalët e Tua në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër Teje. I bekuar je Ti, o Zot; mësoji rregullat e Tua. Me buzët e mia shpalla të gjitha gjykimet e gojës Sate dhe u gëzova në udhën e dëshmive të Tua si për çdo pasuri. Në urdhërimet e Tua do të bisedoj dhe do të kuptoj në udhët e Tua; në statutet e Tua do të meditoj dhe fjalën Tënde nuk do ta harroj. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(3) Shpërbleje shërbëtorin Tënd dhe do të rroj e do t’i ruaj fjalët e Tua. Hape sytë e mi dhe do të shoh mrekulli nga ligji Yt. I huaj jam në tokë; mos m’i fsheh urdhërimet e Tua. Shpirti im u ligështua nga dëshira për gjykimet e Tua në çdo kohë. Ti i qortove krenarët e mallkuar, të cilët u shmangën nga urdhërimet e Tua. Largo prej meje turpin dhe nënçmimin, sepse unë i kërkova dëshmitë e Tua. Ulën krerët dhe folën kundër meje, por shërbëtori Yt u përkujdes për rregullat e Tua, sepse dëshmitë e Tua janë mësimi im dhe rregullat e Tua janë këshilla ime. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(4) Shpirti im iu ngjit dheut; më jep jetë sipas fjalës Sate. Ta tregova udhën time dhe Ti më dëgjove; mësoji rregullat e Tua. Më jep të kuptoj udhën e drejtësisë Sate që të meditoj mrekullitë e Tua. Shpirti im u tret nga dëshpërimi; më forco sipas fjalëve të Tua. Largoje prej meje udhën e padrejtësisë dhe, me ligjin Tënd, ki mëshirë për mua. Zgjodha udhën e së vërtetës dhe gjykimet e Tua nuk i harrova. U ngjita pas dëshmive të Tua, o Zot; mos më turpëro. Në udhën e urdhërimeve të Tua vrapova, kur Ti ma zgjeroje zemrën. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(5) Vërma, o Zot, një ligj në udhën e rregullave të Tua, që ta ndjek përherë. Më jep kuptim, që të kërkoj ligjin Tënd dhe ta ruaj me gjithë zemrën time. Më udhëhiq në udhën e urdhërimeve të Tua, sepse atë e desha. Përkule zemrën time drejt dëshmive të Tua e jo drejt padrejtësisë. Ktheja sytë e mi, që të mos shohin kotësitë, dhe në udhët e Tua më jep jetë. Forcoje fjalën Tënde tek shërbëtori Yt në frikën Tënde. Largo prej meje turpin që kam druajtur, sepse gjykimet e Tua janë të ëmbla. Ja, i dëshirova urdhërimet e Tua; më jep jetë me drejtësinë Tënde. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(6) Le të vijë mbi mua mëshira jote, o Zot, dhe shpëtimi Yt sipas fjalës Sate; dhe do t’i përgjigjem atij që më përqesh me një fjalë, sepse tek fjalët e Tua u mbështeta. Mos e largo fjalën e së vërtetës nga goja ime, sepse tek gjykimet e Tua u mbështeta. Dhe do ta ruaj ligjin Tënd përherë, në përjetësi e në brezni brezash. Eca në hapësirë, sepse i kërkova urdhërimet e Tua. Fola për dëshmitë e Tua para mbretërve dhe nuk u turpërova. Edhe në urdhërimet e Tua medituam që i desha shumë dhe ngrita duart e mia drejt urdhërimeve të Tua që i desha shumë dhe meditova në statutet e Tua. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(7) Kujtoje fjalën tënde ndaj shërbëtorit Tënd, mbi të cilën më bëre të shpresoj. Kjo më ngushëlloi në mjerimin tim, sepse fjala Jote më dha jetë. Krenarët e shkelën ligjin deri në fund, por unë nga ligji Yt nuk u shmanga. Kujtova gjykimet e Tua, o Zot, që nga përjetësia dhe u ngushëllova. Trishtimi më kapi për shkak të mëkatarëve që lanë ligjin Tënd. Rregullat e Tua u bënë psalme për mua në vendin e mërgimit tim. Kujtova natën emrin Tënd, o Zot, dhe e ruajta ligjin Tënd. Kjo më ndodhi sepse kërkova rregullat e Tua. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(8) Pjesa ime je Ti, o Zot; thashë që t’i ruaj urdhërimet e Tua. E kërkova Fytyrën Tënde me gjithë zemrën time; ki mëshirë për mua sipas fjalës Sate. Sepse u mendova në udhët e mia dhe i ktheva këmbët e mia drejt dëshmive të Tua. U përgatita dhe nuk u vonova për të ruajtur urdhërimet e Tua. Litarët e mëkatarëve u vështollën mbi mua, por ligjin Tënd nuk e harrova. Në mesnatë u ngrita që të të falënderoj për gjykimet e drejtësisë Sate. Jam shok me të gjithë ata që të kanë frikë dhe që ruajnë urdhërimet e Tua. Nga mëshira jote, o Zot, është mbushur toka; mësoje drejtësinë Tënde. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(9) Mirë i bëre shërbëtorit Tënd, o Zot, sipas fjalës Sate: mirësinë, mësimin dhe diturinë, mësoji, sepse i kam besuar urdhërimet e Tua. Para se të përulesha, u përtova; prandaj ruajta fjalën Tënde. I mirë je, o Zot; me mirësinë Tënde mësoji rregullat e Tua. U shtua mbi mua padrejtësia e krenarëve, por unë me gjithë zemrën time i kërkova urdhërimet e Tua. Zemra e tyre u bë si qumësht i trashur, por unë medituam në ligjin Tënd. Është mirë për mua që më poshtërove, që të mësoj rregullat e Tua. Ligji i gojës Sate është më i mirë për mua se mijëra ar dhe argjend. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(10) Duart e Tua më bënë dhe më formuan; më jep kuptim që të mësoj urdhërimet e Tua. Ata që të kanë frikë do të më shohin dhe do të gëzohen, sepse në fjalën Tënde u besova. E di, o Zot, se gjykimet e Tua janë të drejta dhe me të drejtë më poshtërove. Le të vijë mbi mua mëshira Jote për të më ngushëlluar, sipas fjalës Tënde ndaj shërbëtorit Tënd. Të më vijnë mëshirimet e Tua dhe do të rroj, sepse ligji Yt është mësimi im. Le të turpërohen krenarët, sepse kryen padrejtësi mbi mua; por unë u qëndrova urdhërimeve të Tua. Le të kthehen tek unë ata që të kanë frikë dhe e dinë mrekullitë e Tua. Le të jetë zemra ime e paqortueshme në drejtësinë Tënde, që të mos turpërohem. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(11) Shpirti im dëshiroi shpëtimin Tënd dhe në fjalën Tënde u mbështeta. Sytë e mi u lodhën duke pritur fjalët e Tua, duke thënë: «Kur do të më ngushëllosh?» U bëra si një tul i tharë në akull dhe rregullat e Tua nuk i harrova. Sa janë ditët e shërbëtorit Tënd? Kur do të bësh gjykim për mua kundër atyre që më përndjekin? Më folën kundërshtarët e ligjit me fjalë marrëzie, por jo si ligji Yt, o Zot, sepse të gjitha urdhërimet e Tua janë të vërteta. Me padrejtësi më përzunë; më ndihmo. Gati sa nuk më zhdukën mbi tokë, por unë nuk i lashë urdhërimet e Tua. Sipas mëshirës Tënde më jep jetë dhe do t’i ruaj dëshmitë e gojës Sate. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(12) O Zot, fjala Jote qëndron në qiej përjetë dhe, brez pas brezi, e vërteta Jote. E themelove tokën dhe ajo qëndron; me fjalën Tënde qëndron edhe dita, sepse të gjitha gjërat t’i shërbejnë Ty. Po të mos ishte ligji Yt leximi im, do të kisha humbur atëherë në mjerimin tim. Në përjetësi nuk do t’i harroj urdhërimet e Tua, sepse me to më dhe jetë, o Zot. I Yti jam unë; më shpëto, o Zot, sepse urdhërimet e Tua i kërkova. Më pritën mëkatarët për të më zhdukur, por unë kuptova dëshmitë e Tua. Për çdo përsosuri pashë një fund, por urdhërimet e Tua janë shumë të gjera. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(13) I dashur është emri Yt, o Zot; ai është leximi im gjithë ditën. Më mësuan urdhërimet e Tua më shumë se armiqtë e mi, sepse ato qëndrojnë për mua në përjetësi. Më shumë se të gjithë mësuesit e mi kuptova, sepse dëshmia Jote është mësimi im. Më shumë se pleqtë kuptova, sepse i kërkova urdhërimet e Tua. Nga çdo udhë e keqe i ndalova këmbët e mia, që të ruaj fjalën Tënde. Nga fjala Jote nuk u shmanga, sepse Ti më vendose ligj. Sa të ëmbla janë fjalët e Tua në fytin tim, më tepër se mjalti dhe dylli në gojën time! Nga urdhërimet e Tua u bëra i matur; prandaj urryeva çdo udhë të padrejtësisë. (sepse Ti më vendose ligj) (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(14) Fjala Jote është llambë për këmbën time dhe dritë për shtigjet e mia. U betova dhe u ngrita për të ruajtur gjykimet e drejtësisë Sate. U përul shumë deri në fund; o Zot, më jep jetë sipas fjalës Sate. Bekoi premtimet e gojës sime, o Zot, dhe mësoji gjykimet e Tua. Shpirti im është në duart e Tua përherë dhe ligjin Tënd nuk e harrova. Mëkatarët më fshehën kurthe, por nuk u shmanga nga urdhërimet e Tua. Dëshmitë e Tua i trashëgova në përjetësi, sepse ato janë gëzimi i zemrës sime. E priva zemrën time që të bëj drejtësinë Tënde në përjetësi (për shpërblim). (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(15) I urreva shkelësit e ligjit, por e desha ligjin Tënd; sepse Ti je ndihmëtari dhe mbrojtësi im, dhe në fjalën Tënde u mbështeta. Largo-huni prej meje, o të këqij, që të kërkoj urdhërimet e Perëndisë tim. Më mbaj sipas fjalës Sate dhe do të rroj dhe mos e zhgënje shpresën time. Më ndihmo dhe do të shpëtoj, dhe do të mësoj në urdhërimet e Tua përherë. I hodhe poshtë të gjithë ata që u shmangën nga urdhërimet e Tua, sepse mendimi i tyre është padrejtësi. Si shkelës i konsiderove të gjithë mëkatarët e tokës; prandaj i desha dëshmitë e Tua përherë. Ngulit frikën Tënde në mishin tim, sepse u drodha nga gjykimet e Tua. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(16) Bëra gjykim dhe drejtësi; mos më dorëzo te ata që më bëjnë padrejtësi. Ji për shërbëtorin Tënd garant në të mirë, që të mos më kalojnë krenarët. Sytë e mi u tharën duke pritur shpëtimin Tënd dhe fjalën e drejtësisë Sate. Bëj me shërbëtorin Tënd sipas mëshirës Sate dhe mësoji rregullat e Tua. Shërbëtor jam unë; më jep kuptim që të njoh dëshmitë e Tua. Është koha të veprohet për Zotin, sepse e kanë shkelur ligjin Tënd. Për këtë e desha urdhërimet e Tua më tepër se arin dhe gurin e çmuar; për këtë u përforcova ndaj të gjitha urdhërimeve të Tua, dhe çdo udhë të padrejtësisë e urreva. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(17) Të mrekullueshme janë dëshmitë e Tua; prandaj shpirti im i ruajti ato. Zbulesa e fjalëve të Tua më ndriçon dhe u jep kuptim të vegjëlve. Hapa gojën time dhe tërhoqa frymë, sepse i dëshirova urdhërimet e Tua. Shiko mbi mua dhe ki mëshirë për mua, sipas mëshirës Sate për ata që e duan emrin Tënd. Udhëhiq hapat e mi sipas fjalës Sate dhe asnjë paudhësi të mos sundojë mbi mua. Më shpëto nga padrejtësia e njerëzve që të ruaj urdhërimet e Tua. Ndriçoje Fytyrën Tënde mbi shërbëtorin Tënd dhe mësoji rregullat e Tua. Sytë e mi u shkrinë në përrenj uji, sepse ata nuk e ruajtën ligjin Tënd. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(18) I drejtë je Ti, o Zot, dhe gjykimi Yt është i drejtë. Nga shumë i porosite të drejtën dhe të vërtetën që janë dëshmitë e Tua. Zelli për shtëpinë Tënde më hëngri, sepse armiqtë e mi i harruan urdhërimet e Tua. Shumë e provuar është fjala Jote dhe shërbëtori Yt e deshi atë. I vogël jam dhe i përçmuar, por rregullat e Tua nuk i harrova. Drejtësia jote është e drejtë në përjetësi dhe fjala Jote është e vërtetë. Ngushtica dhe nevojë më gjetën, por urdhërimet e Tua janë mësimi im. Të drejta janë dëshmitë e Tua në përjetësi; më jep kuptim që të rroj. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(19) Bërtita me gjithë zemrën time; më dëgjo, o Zot! Urdhrat e Tua i dëshiroj. Thirra tek Ti; më shpëto, që të ruaj dëshmitë e Tua. U zgjova përpara agimit dhe bërtita; dhe në fjalën Tënde u mbështeta. Sytë e mi paraprinë kohën e agimit, që të lexoj në të gjitha fjalët e Tua. Dëgjo zërin tim, o Zot, sipas mëshirës Sate; sipas gjykimeve të Tua më jep jetë. U afruan tek unë me paudhësi ata që më ndiqnin; por nga ligji Yt ata u larguan. Afër je Ti, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e Tua janë të vërteta. Që në fillim i kuptova nga dëshmitë e Tua se Ti i themelove përjetë. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(20) Shiko mjerimin tim dhe më shpëto, sepse ligjin Tënd nuk e harrova. Më jep drejtësi në çështjen time dhe më shpëto; për shkak të fjalës Sate më jep jetë. Larg është shpëtimi nga mëkatarët, sepse ata nuk i kërkuan rregullat e Tua. Shumë janë mëshirimet e Tua, o Zot; sipas gjykimeve të Tua më jep jetë. Të shumtë janë ata që më përndjekin dhe më mundim, por nga dëshmitë e Tua nuk u shmanga. I pashë ata që nuk kuptojnë dhe u trishtova, sepse fjalët e Tua nuk i ruajtën. Shiko, o Zot, sepse i desha urdhërimet e Tua; me mëshirën Tënde, o Zot, më jep jetë. Fillimi i fjalës Sate është e vërtetë dhe përjetë janë të gjitha gjykimet e drejtësisë Sate. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(21) Krerët më përndoqën pa shkak; zemra ime u tremb nga fjalët e Tua. Gëzohem unë për fjalën Tënde si ai që gjen plaçka të shumta. E urreva padrejtësinë dhe e hodha poshtë, por ligjin Tënd e desha. Shtatë herë në ditë të lavdëroj për gjykimet e drejtësisë Sate. Paqe e madhe qoftë për ata që e duan emrin Tënd dhe nuk kanë pengesë. Prita shpëtimin Tënd, o Zot, dhe urdhërimet e Tua i desha. Shpirti im i ruajti dëshmitë e Tua dhe i deshi shumë. I ruajta urdhërimet e Tua dhe dëshmitë e Tua, dhe të gjitha udhët e mia janë para Teje, o Zot. (ذكصاسي فيلا نيثروبي: Lavdi Ty, o Dashamir i njerëzve Doxa ci Vilan`;rwpe)
(22) Le të afrohet lutja ime përpara Teje, o Zot; sipas fjalës Sate më jep kuptim. Le të hyjë kërkesa ime para Teje, o Zot; sipas fjalës Sate më jep jetë. Buzët e mia do të derdhin lavdërim, kur të më mësosh rregullat e Tua. Gjuha ime do të flasë fjalët e Tua, sepse të gjitha urdhërimet e Tua janë të drejta. Le të jetë dora Jote për shpëtimin tim, sepse i dëshirova urdhërimet e Tua. Kam dëshiruar shpëtimin Tënd, o Zot, dhe ligji Yt është leximi im. Le të rrojë shpirti im dhe të të lavdërojë, dhe gjykimet e Tua le të më ndihmojnë. U endja si dele e humbur; kërkoje shërbëtorin Tënd, sepse urdhërimet e Tua nuk i harrova. Aleluja.
(Ungjilli sipas Mateut 25:1-13) Atëherë, Mbretëria e qiejve u ngjan dhjetë virgjërave, që morën llambat e tyre dhe dolën në pritje të dhëndrit. Pesë prej tyre ishin të marra dhe pesë të mençura. Të marat morën llambat e tyre, por nuk morën vaj me vete; kurse të mençurat morën vaj në enët e tyre bashkë me llambat e tyre. Dhe, si vonoi dhëndri, të gjitha dremitën dhe fjetën. Dhe në mesnatë u bë thirrja: Ja, dhëndri po vjen; dilni ta takoni! Atëherë u ngritën të gjitha ato virgjëra dhe i rregulluan llambat e tyre. Dhe të marat u thanë të mençurave: Na jepni nga vaji juaj, sepse llambat tona po shuhen. Por të mençurat u përgjigjën: Mos ndoshta nuk na mjafton për ne dhe për ju; më mirë shkoni te shitësit dhe blini për vete. Ndërsa ato shkuan të blinin, erdhi dhëndri, dhe të gatshmet hynë me të në dasmë dhe u mbyll dera. Dhe më në fund erdhën edhe virgjërat e tjera, duke thënë: Zotëria ynë, Zotëria ynë, na hap! Por ai u përgjigj dhe tha: Në të vërtetë po ju them: unë nuk ju njoh. Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini ditën as orën kur vjen Biri i njeriut. (Dhe lavdia i qoftë përherë Perëndisë).
Troparët
Ja, dhëndri vjen në mes të natës; i lumtur shërbëtori që e gjen zgjuar; por ai që e gjen i plogësht, nuk është i denjë të shkojë me Të. Prandaj, o shpirti im, shih mos rëndohesh me gjumë dhe të hidhem jashtë Mbretërisë; por rri zgjuar dhe bërtit duke thënë: I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë je, o Perëndi, përhirë të Hyjlindëses, ki mëshirë për ne. (ذوكصابتري كيه إيو كي آجيو ابنيفماتي Δόξα Πατρί καὶ Υἱῷ καὶ Ἁγίῳ Πνεύματι - Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë).
Mendo, o shpirti im, për atë ditë të tmerrshme dhe çoju; dhe ndiz llambën tënde me vajin e gëzimit; sepse ti nuk e di kur vjen drejt teje zëri që thotë: Ja, dhëndri po vjen! Prandaj, o shpirti im, mos flesh, që të mos qëndrosh jashtë duke trokitur si pesë virgjërat e marra; por rri zgjuar, duke u lutur, që të takosh Zotin Krisht me vaj të begatë dhe Ai të të nderojë me dasmën e lavdisë së Tij hyjnore të vërtetë. (كي نين، كي آ إي، كي ايستوس إي أوناس تون إي أونون آمين Καὶ νῦν καὶ ἀεὶ καὶ εἰς τοὺς αἰῶνας τῶν αἰώνων. Ἀμήν - tani dhe përherë dhe në shekujt e shekujve. Amin).
Ti je muret e shpëtimit tonë, o Hyjlindëse Virgjëra, kështjella e pathyeshme e patjetërsueshme; asgjëso këshillat e kundërshtarëve; pikëllimin e shërbëtorëve të tu ktheje në gëzim; forco qytetin (manastirin) tonë dhe lufto për mbretërit (prijësit) tanë; dhe ndërmjetëso për paqen e botës, sepse ti je shpresa jonë, o Hyjlindëse. (كي نين، كي آ إي، كي ايستوس إي أوناس تون إي أونون آمين Καὶ νῦν καὶ ἀεὶ καὶ εἰς τοὺς αἰῶνας τῶν αἰώνων. Ἀμήν - tani dhe përherë dhe në shekujt e shekujve. Amin).
O Mbret qiellor, Ngushëllues, Shpirti i së vërtetës, që je i pranishëm kudo dhe i mbush të gjitha, Thesar i të mirave dhe Dhenës i jetës, eja, të lutemi, dhe bano në ne, dhe na pastro nga çdo papastërti, o i Mirë, dhe shpëto shpirtrat tanë. (ذوكصابتري كيه إيو كي آجيو ابنيفماتي Δόξα Πατρί καὶ Υἱῷ καὶ Ἁγίῳ Πνεύματι - Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë).
Siç ishe me nxënësit e Tu, o Shpëtimtar, dhe u dhe atyre paqen, eja edhe qëndro me ne dhe na jep paqen Tënde, dhe na shpëto dhe shpëto shpirtrat tanë. (كي نين، كي آ إي، كي ايستوس إي أوناس تون إي أونون آمين Καὶ νῦν καὶ ἀεὶ καὶ εἰς τοὺς αἰῶνας τῶν αἰώνων. Ἀμήν - tani dhe përherë dhe në shekujt e shekujve. Amin).
Kur qëndrojmë në Tempullin tënd të shenjtë, na numëro si qëndrestarë në qiell. O Hyjlindëse, Ti je porta e qiellit; na hape portën e mëshirës.
Κύριε ἐλέησον Kyrie eleison (Zot, ki mëshirë) 41 herë
I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë
I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë, Zot i Sabaot. Qielli dhe toka janë të mbushura me lavdinë dhe nderin Tënd. Ki mëshirë për ne, o Perëndi, Ati i Gjithëpushtetshëm. O Trini e Shenjtë, ki mëshirë për ne. O Zot, Perëndi i ushtrive, qëndro me ne, sepse nuk kemi ndihmës në vështirësitë dhe ngushticat tona, përveç Teje.
Zgjidhe, fal dhe na e fshij, o Perëndi, çdo keqbërje tonën: atë që e bëmë me dëshirë dhe atë që e bëmë pa dëshirë, atë që e kryem me dije dhe atë pa dije, të fshehtat dhe të dukshmet. O Zot, falna për hir të emrit Tënd të shenjtë që është thirrur mbi ne; sipas mëshirës Sate, o Zot, e jo sipas mëkateve tona.
Dhe na bëj të denjë të themi me falënderim: Ati ynë që je në qiej...
Shërbesa e Dytë
PSALMI 118 (VIII)
Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.
Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër
dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.
Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.
Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.
Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.
Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.
Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.
Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.
Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.
E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.
Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.
Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.
Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.
Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.
Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.
Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.
Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.
Unë jam i huaji mbi dhe; mos m'i fshih urdhërimet e tua.
Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.
Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.
Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.
Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.
Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.
Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.
Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.
Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.
Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.
Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.
Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.
Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.
Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.
Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.
Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.
Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.
Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.
Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.
Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.
Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.
Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.
Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.
Kështu do të mund t'i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.
Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.
Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.
Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.
Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.
Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.
Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.
Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.
Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.
Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.
Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.
Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.
Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.
O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.
Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.
Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.
Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.
Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.
Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.
Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.
Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.
Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.
Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.
Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.
Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.
Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.
Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.
Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.
Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.
Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.
U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.
Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.
Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.
Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.
Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".
Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.
Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin?
Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.
Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.
Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.
Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.
Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.
Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.
Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.
Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.
Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.
Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.
Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.
Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.
Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.
Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.
Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.
Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.
Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.
Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.
Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.
Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.
Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.
Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.
Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.
O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.
Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.
Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.
Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.
Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.
Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.
Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.
Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.
Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.
Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.
Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.
Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.
Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.
Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.
Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.
Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.
Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.
Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.
Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.
Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.
Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.
Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.
Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.
Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.
Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.
Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.
Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.
Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.
Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.
Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.
Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.
Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.
Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.
Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.
Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.
Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.
Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.
Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.
Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.
Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.
Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.
Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.
Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.
Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.
Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.
Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.
Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.
Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.
I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.
Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.
Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.
Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.
Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.
Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.
Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.
Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.
O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.
Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.
Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.
Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.
Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.
Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.
Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.
Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.
Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.
Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.
Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.
PSALMI 118 (IX)
Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.
O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
PSALMI 118 (X)
Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
PSALMI 118 (XI)
U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".
Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.
Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.
Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".
Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
PSALMI 118 (XII)
Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.
Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.
Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.
Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.
PSALMI 118 (XIII)
Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
"Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
PSALMI 118 (XIV)
Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.
Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.
Sepse skeptri i të pabesëve nuk do të pushojë përjetë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i shtyjnë duart e tyre për të bërë të keqen.
O Zot, bëju të mirë njerëzve të mirë dhe atyre që kanë zemër të ndershme.
Por ata që ndjekin rrugë dredha-dredha, Zoti do t'i bëjë që të ecin bashkë me ata që bëjnë paudhësi. Paqja qoftë mbi Izrael.
PSALMI 118 (XV)
Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.
Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".
Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.
Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.
Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.
PSALMI 118 (XVI)
Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.
Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.
Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.
Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.
Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.
PSALMI 118 (XVII)
Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.
Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.
Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!
Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.
Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.
Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.
Psalmi i njëqindtë e njëzet e shtatë
I lumtur është çdo njeri që i druhet Zotit, që ecën në udhët e Tij. Nga fryti i mundimeve të tua do të hash; do të jesh i lumtur dhe do të kesh të mira. Gruaja jote do të jetë si hardhi pjellore anës shtëpisë sate; bijtë e tu si filiza ulliri rreth tryezës sate. Kështu do të bekohet njeriu që i druhet Zotit. Zoti le të të bekojë nga Sioni, dhe do të shohësh të mirat e Jeruzalemit në të gjitha ditët e jetës sate dhe do të shohësh bijtë e bijve të tu, dhe paqja mbi Izraelin. Aleluja.
Psalmi i njëqindtë e njëzet e tetë
Shumë herë më luftuan që nga rinia ime – le ta thotë Izraeli – shumë herë më luftuan që nga rinia ime dhe nuk patën fuqi kundër meje. Mbi shpinën time mëkatarët më rrahën dhe zgjatën paudhësinë e tyre. Zoti është i drejtë; i pret qafat e mëkatarëve. Le të turpërohen dhe le të kthehen prapa të gjithë ata që e urrejnë Sionin; le të jenë si bari i çative, që thahet para se të kallet, që nuk mbush me të dorën korrësi as prehërin mbledhësi i grumbujve. Dhe kalimtarët të mos thonë: Bekimi i Zotit mbi ju! Ju bekuam në emër të Zotit. Aleluja.
(Ungjilli sipas Lukës 7:36-50) Dhe një farise i kërkoi që të hante me të; dhe, kur hyri në shtëpinë e fariseut, u ul në tryezë. Dhe, ja, një grua në qytet që ishte mëkatare, kur mori vesh se Ai ishte ulur në shtëpinë e fariseut, mori një enë me parfum dhe, qëndroi mbrapa te këmbët e Tij duke qarë, filloi t’i lante këmbët e Tij me lot dhe t’i fshinte me flokët e kokës së saj; dhe i puthte këmbët e Tij dhe i lyeu me parfum. Kur e pa fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: Po të ishte ky profet, do ta dinte se cila dhe çfarë është kjo grua që e preku, sepse është mëkatare. Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: Simon, kam një fjalë për ty. Ai tha: Thuaj, Mësues. Një huadhënës kishte dy borxhlinj: njëri i detyrohej pesëqind dinarë dhe tjetri pesëdhjetë; dhe, si nuk kishin me ç’të paguanin, ua fali të dyve. Cili prej tyre do ta dojë më shumë? Simoni u përgjigj dhe tha: Mendoj ai të cilit i fali më shumë. Dhe Ai i tha: Me drejtësi gjykove. Pastaj u kthye nga gruaja dhe i tha Simonit: E sheh këtë grua? Hyra në shtëpinë tënde dhe ujë për këmbët e mia nuk më dhe, por ajo i lau këmbët e mia me lot dhe i fshiu me flokët e saj. Më puthje nuk më dhe, por ajo, që kur hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia. Me vaj nuk ma lyeve kokën, por ajo i lyu këmbët e mia me parfum. Prandaj të them: mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ajo deshi shumë; por atij që i falet pak, pak do. Pastaj i tha asaj: Mëkatet e tua janë falur. Dhe ata që ishin ulur me të filluan të thonë me vete: Kush është ky që fal edhe mëkatet? Por Ai i tha gruas: Besimi yt të ka shpëtuar; shko në paqe. (Dhe lavdia i qoftë përherë Perëndisë.)
Troparët
Më jep, o Zot, shumë burime lotësh, ashtu si i dhe qëmoti gruas mëkatare; dhe më bëj të denjë të lagem këmbët e Tua, të cilat më çliruan nga udha e lajthitjes; dhe të të sjell ty parfum të mrekullueshëm dhe të fitoj për veten një jetë të pastër me pendim, që të dëgjoj atë zërin e mbushur me gëzim: «Besimi yt të shpëtoi». (ذوكصابتري كيه إيو كي آجيو ابنيفماتي Δόξα Πατρί καὶ Υἱῷ καὶ Ἁγίῳ Πνεύματι - Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë).
Kur vështroj shumësinë e veprave të mia të liga dhe vjen në zemrën time mendimi i asaj gjykimi të tmerrshëm, më merr një dridhje; prandaj vrapoj te Ti, o Perëndi Dashamir i njerëzve; mos e kthe Fytyrën Tënde prej meje; të lutem Ty, o i Vetmi pa mëkat, jepja shpirtit tim të mjerë përulësinë, përpara se të vijë fundi, dhe më shpëto. (كي نين، كي آ إي، كي ايستوس إي أوناس تون إي أونون آمين Καὶ νῦν καὶ ἀεὶ καὶ εἰς τοὺς αἰῶνας τῶν αἰώνων. Ἀμήν - tani dhe përherë dhe në shekujt e shekujve. Amin).
Qiejt të lumnojnë, o e mbushura me hir, nuse pa martesë; edhe ne lavdërojmë lindjen tënde të pakuptueshme. O Hyjlindëse, o Nëna e mëshirës dhe e shpëtimit, ndërmjetëso për shpëtimin e shpirtrave tanë. (كي نين، كي آ إي، كي ايستوس إي أوناس تون إي أونون آمين Καὶ νῦν καὶ ἀεὶ καὶ εἰς τοὺς αἰῶνας τῶν αἰώνων. Ἀμήν - tani dhe përherë dhe në shekujt e shekujve. Amin).
O Mbret qiellor, Ngushëllues, Shpirti i së vërtetës, që je i pranishëm kudo dhe i mbush të gjitha, Thesar i të mirave dhe Dhenës i jetës, eja, të lutemi, dhe bano në ne, dhe na pastro nga çdo papastërti, o i Mirë, dhe shpëto shpirtrat tanë. (ذوكصابتري كيه إيو كي آجيو ابنيفماتي Δόξα Πατρί καὶ Υἱῷ καὶ Ἁγίῳ Πνεύματι - Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë).
Siç ishe me nxënësit e Tu, o Shpëtimtar, dhe u dhe atyre paqen, eja edhe qëndro me ne dhe na jep paqen Tënde, dhe na shpëto dhe shpëto shpirtrat tanë. (كي نين، كي آ إي، كي ايستوس إي أوناس تون إي أونون آمين Καὶ νῦν καὶ ἀεὶ καὶ εἰς τοὺς αἰῶνας τῶν αἰώνων. Ἀμήν - tani dhe përherë dhe në shekujt e shekujve. Amin).
Kur qëndrojmë në Tempullin tënd të shenjtë, na numëro si qëndrestarë në qiell. O Hyjlindëse, Ti je porta e qiellit; na hape portën e mëshirës.
Κύριε ἐλέησον Kyrie eleison (Zot, ki mëshirë) 41 herë
Trisagjoni i trefishtë
I Shenjtë Perëndi, i Shenjtë i Forti, i Shenjtë i Pavdekshmi, që u linde nga Virgjëra, ki mëshirë për ne. I Shenjtë Perëndi, i Shenjtë i Forti, i Shenjtë i Pavdekshmi, që u kryqëzove për ne, ki mëshirë për ne. I Shenjtë Perëndi, i Shenjtë i Forti, i Shenjtë i Pavdekshmi, që u ngjalle prej së vdekurish dhe u ngjite në qiej, ki mëshirë për ne. Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë dhe në shekuj të shekujve. Amin. O Trini e Shenjtë, ki mëshirë për ne. O Trini e Shenjtë, ki mëshirë për ne. O Trini e Shenjtë, ki mëshirë për ne.
O Zot, na i fal mëkatet tona. O Zot, na i fal paudhësitë tona. O Zot, na i fshij fajet tona. O Zot, vizito të sëmurët e popullit Tënd; shëroji për hir të emrit Tënd të shenjtë. Etërit dhe vëllezërit tanë që fjetën, o Zot, prehji shpirtrat e tyre. O Ti që je pa mëkat, o Zot, ki mëshirë për ne. O Ti që je pa mëkat, o Zot, na ndihmo dhe prano lutjet tona te Ti; sepse jotja është lavdia dhe madhështia dhe shenjtëria trefishe. Zot, ki mëshirë. Zot, ki mëshirë. Zot, beko. Amin.
Dhe na bëj të denjë të themi me falënderim: Ati ynë që je në qiej....
Tenoo oasht emmok o piekhristos nem pekyot en aghathos nem pi epnevma ethowab je akee ak soati emmon nai nan
Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
"Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".
Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".
Pastaj besimtari lutet:
Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.
O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.
Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?
Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.
Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.
Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.
O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.
Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.
I SHENJTË, I SHENJTË, I SHENJTË
O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.
E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënes së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnje e zvjerdhur.
O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.
PËRFUNDIMI I ÇDO ORE
Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
"Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".
Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
"Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;
do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.
Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".
Roja e dytë
Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!
Éshtë si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.
Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.
PSALMI 119
Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.
Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër
dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.
Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.
Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.
Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.
Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.
Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.
Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.
Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.
E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.
Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.
Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.
Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.
Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.
Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.
Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.
Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.
Unë jam i huaji mbi dhe; mos m'i fshih urdhërimet e tua.
Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.
Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.
Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.
Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.
Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.
Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.
Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.
Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.
Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.
Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.
Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.
Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.
Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.
Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.
Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.
Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.
Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.
Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.
Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.
Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.
Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.
Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.
Kështu do të mund t'i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.
Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.
Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.
Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.
Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.
Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.
Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.
Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.
Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.
Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.
Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.
Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.
Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.
O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.
Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.
Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.
Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.
Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.
Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.
Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.
Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.
Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.
Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.
Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.
Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.
Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.
Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.
Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.
Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.
Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.
U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.
Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.
Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.
Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.
Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".
Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.
Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin?
Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.
Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.
Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.
Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.
Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.
Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.
Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.
Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.
Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.
Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.
Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.
Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.
Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.
Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.
Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.
Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.
Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.
Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.
Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.
Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.
Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.
Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.
Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.
O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.
Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.
Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.
Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.
Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.
Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.
Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.
Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.
Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.
Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.
Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.
Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.
Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.
Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.
Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.
Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.
Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.
Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.
Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.
Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.
Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.
Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.
Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.
Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.
Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.
Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.
Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.
Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.
Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.
Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.
Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.
Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.
Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.
Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.
Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.
Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.
Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.
Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.
Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.
Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.
Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.
Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.
Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.
Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.
Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.
Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.
Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.
Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.
I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.
Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.
Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.
Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.
Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.
Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.
Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.
Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.
O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.
Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.
Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.
Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.
Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.
Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.
Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.
Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.
Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.
Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.
Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.
PSALMI 120
Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.
O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
PSALMI 121
Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
PSALMI 122
U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".
Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.
Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.
Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".
Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
PSALMI 123
Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.
Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.
Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.
Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.
PSALMI 124
Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
"Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
PSALMI 125
Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.
Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.
I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.
Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.
Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.
Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.
Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.
Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.
Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij?
Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.
Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.
(10) Psalmi i njëqindtë e dyzet e pesë
Lavdëroje, o shpirti im, Zotin; do ta lavdëroj Zotin në jetën time dhe do t’i këndoj Perëndisë tim për sa të jem. Mos u besoni krerëve, as bijve të njerëzve, tek të cilët nuk ka shpëtim. Fryma e tyre del dhe ata kthehen në pluhur; në atë ditë humbasin të gjitha mendimet e tyre.
I lumtur ai që Perëndia e Jakobit është ndihmësi i tij dhe shpresa e tij është te Zoti, Perëndia i tij, i Cili bëri qiellin dhe tokën dhe detin dhe gjithçka që është në to; që e ruan drejtësinë në përjetësi; që bën gjyq për të shtypurit; që u jep ushqim të uriturve. Zoti i zgjidh të lidhurit. Zoti i ngre të rrëzuarit. Zoti u jep mend të verbërve. Zoti i do të drejtët. Zoti i ruan të huajt dhe mban jetimin dhe të veën; dhe zhduk udhët e mëkatarëve. Zoti mbretëron në përjetësi; Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.
(11) Psalmi i njëqindtë e dyzet e gjashtë
Lavdërojeni Zotin, sepse psalmi është i mirë dhe Zotit tonë i pëlqen lavdërimi. Zoti e ndërton Jeruzalemin; Zoti i mbledh të shpërndarët e Izraelit. Zoti i shëron zemërthyerit dhe i lidh të gjitha thyerjet e tyre. Ai i numëron shumësitë e yjeve dhe të gjithëve u jep emra. I madh është Zoti dhe e madhe është fuqia e Tij dhe s’ka numër për kuptimin e Tij. Zoti i ngre të butët dhe i përul mëkatarët deri në tokë.
Filloni ndaj Zotit me falënderim; i këndoni Perëndisë tonë me qifteli; Atij që e mbulon qiellin me re; që përgatit shi për tokën; që bën të bjerë bari mbi male dhe bimësinë për shërbimin e njerëzve; që u jep kafshëve ushqimin e tyre dhe zogjve të korbit që e thërrasin. Ai nuk kënaqet me fuqinë e kalit dhe nuk gëzohet me këmbët e njeriut, por Zoti gëzohet me ata që i druajnë Atij dhe me ata që shpresojnë në mëshirën e Tij. Aleluja.
(12) Psalmi i njëqindtë e dyzet e shtatë
Lavdëroje Zotin, o Jeruzalem; lavdëroje Perëndinë tënd, o Sion; sepse Ai i forcoi shulat e dyerve të tua dhe i bekoi bijtë e tu brenda teje. Ai vuri kufijtë e tu në paqe dhe të ngop me dhjamë të grurit. Ai e dërgon fjalën e Tij në tokë dhe fjala e Tij nxiton fort. Ai jep borë si lesh; e shpërndan mjegullën si hi dhe hedh breshër si thërrime; kush mund të qëndrojë para acarit të Tij? Ai e dërgon fjalën e Tij dhe i shkrin; fryn era e Tij dhe ujërat rrjedhin. Ai ia shpall fjalën e Tij Jakobit, statutet e Tij dhe gjykimet e Tij Izraelit. Nuk veproi kështu me asnjë popull tjetër dhe gjykimet e Tij nuk ua shpalli atyre. Aleluja.
(Ungjilli sipas Lukës 12:32-46) Mos ki frikë, o tufë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t’ju japë Mbretërinë. Shisni gjërat tuaja dhe jepni lëmoshë; bëni për vete çanta që nuk vjetërsohen, thesar në qiej që nuk mbaron, ku nuk afrohet hajdut e as nuk e prish krimbi; sepse ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj. Le të jenë ijët tuaja të rrethuara dhe llambat tuaja të ndezura dhe ju të jeni si njerëz që presin zotërinë e tyre kur kthehet nga dasma, që, kur të vijë dhe të trokasi, t’i hapin menjëherë. Të lumtur janë ata shërbëtorë që, kur të vijë zotëria i tyre, i gjen zgjuar; në të vërtetë po ju them, Ai do të rripet dhe do t’i ulë ata në tryezë dhe, duke ardhur, do t’u shërbejë. Edhe nëse vjen në rojën e dytë, edhe nëse vjen në të tretën dhe i gjen kështu, të lumtur janë ata shërbëtorë. Dhe këtë ta dini: po të dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë vjen hajduti, do të rrinte zgjuar dhe nuk do ta linte shtëpinë e tij të çahej. Prandaj edhe ju jini gati, sepse në orën që nuk e mendoni vjen Biri i njeriut.
Atëherë Pjetri i tha: O Zot, për ne e the këtë fjalë apo për të gjithë? Dhe Zoti tha: Kush është ai kujdestar besnik dhe i mençur, që zotëria e tij do ta vërë mbi shërbëtorët e vet për t’u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur? I lumtur ai shërbëtor, të cilin, kur të vijë zotëria i tij, do ta gjejë duke bërë kështu. Me të vërtetë po ju them se do ta vërë mbi tërë pasurinë e vet. Por, nëse ai shërbëtor i lig thotë në zemrën e tij: Zotëria im vonohet të vijë, dhe fillon të rrahë shërbëtorët e shërbëtoret, të hajë e të pijë dhe të dehet, do të vijë zotëria i atij shërbëtori në ditën që ai nuk e pret dhe në orën që nuk e di, dhe do ta ndajë më dysh dhe do t’i vërë pjesën me mosbesimtarët. (Dhe lavdia i qoftë përherë Perëndisë)
UNGJILLI I SHENJTË SIPAS SHËN LUKËS (KAP. 7:36‑50)
Një nga farisenjtë e ftoi atë të hajë bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë.
Dhe ja, një grua nga ai qytet, që ishte një mëkatare, kur mori vesh se ai ishte në tryezën e shtëpisë së një fariseu, solli një enë alabastri plot me vaj erëkëndshëm.
Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t'ia lajë me lot këmbët dhe t'ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t'ia puthte e t'ia vajoste me vaj erëkëndshëm.
Kur e pa këtë gjë, fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: ''Nëse ky do të ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja që po e prek, sepse ajo është një mëkatare.
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Simon, kam diçka për të të thënë''. Dhe ai tha: ''Fol, Mësues''.
Dhe Jezusi i tha: ''Një huadhënës kishte dy huamarrës; njëri i kishte borxh pesëqind denarë dhe tjetri pesëdhjetë.
Meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali borxhin të dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë më shumë?''.
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ''Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë''. Dhe Jezusi i tha: ''Gjykove drejt''.
Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: ''A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m'i lau këmbët me lot dhe m'i fshiu me flokët e kresë.
Ti nuk më dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.
Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m'i vajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.
Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak''.
Pastaj i tha asaj: ''Mëkatet e tua të janë falur''.
Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: ''Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?''.
Por Jezusi i tha asaj gruaje: ''Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!''.
Tenoo oasht emmok o piekhristos nem pekyot en aghathos nem pi epnevma ethowab je akee ak soati emmon nai nan
Ne të adhurojmë Ty, o Krisht, me Atin Tënd të Mirë dhe me Shpirtin e Shenjtë, sepse Ti erdhe dhe na shpëtove.
1. Jepmë, o Zot, shumë burime lotësh, ashtu siç i dhe dikur gruas mëkatare. Më bëj të denjë t’i laj Këmbët e Tua, që më çliruan nga rruga e endjes, dhe të të ofroj vaj të çmuar aromatik, dhe, nëpërmjet pendimit, të fitoj një jetë të pastër, që të dëgjoj atë zë plot gëzim: “Besimi yt të shpëtoi.”
Doxa Patri ke Eioa ke Agio Pnevmati
Lavdi Atit, dhe Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë.
2. Kur e kuptoj shumëligësinë e veprave të mia dhe në zemër më vjen mendimi për atë gjykim të tmerrshëm, më kap një dridhje, dhe tek Ti gjej strehë, o Perëndi, Dashamir i njerëzve. Mos e largo fytyrën Tënde prej meje, të lutem, Ti që je i vetmi pa mëkat. Jepi përulësi shpirtit tim të varfër, para se të vijë fundi, dhe më shpëto.
Ke nin ke a ee ke ees toos e onas toan e oa noan ameen.
Tani dhe përherë dhe në shekuj të shekujve, Amin.
3. Qiejt të bekojnë, o e mbushur me hir, Nusja që nuk u martua kurrë. Edhe ne përlëvdojmë lindjen tënde të pakapshme me mendje. O Hyjlindëse, nëna e mëshirës dhe e shpëtimit, ndërmjetëso për shpëtimin e shpirtrave tanë.
Ke nin ke a ee ke ees toos e onas toan e oa noan ameen.
Tani dhe përherë dhe në shekuj të shekujve, Amin.
4. O Mbret Qiellor, Ngushëllues, Shpirti i së vërtetës, që je i pranishëm kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe Jetëdhënës, bëj hir e eja, bano në ne dhe na pastro nga çdo papastërti, o i Mirë, dhe shpëto shpirtrat tanë.
Doxa Patri ke Eioa ke Agio Pnevmati
Lavdi Atit, dhe Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë.
5. Ashtu si ishe me dishepujt e Tu, o Shpëtimtar, dhe u dhe paqe, eja me hir dhe qëndro edhe me ne, na jep paqen Tënde, na shpëto dhe çliro shpirtrat tanë.
Ke nin ke a ee ke ees toos e onas toan e oa noan ameen.
Tani dhe përherë dhe në shekuj të shekujve, Amin.
6. Sa herë që qëndrojmë në shenjtëroren Tënde të shenjtë, konsiderohemi sikur qëndrojmë në qiell. O Hyjlindëse, ti je porta e qiellit; na hape portën e mëshirës.
Pastaj besimtari lutet:
Zot, na dëgjo dhe ki mëshirë për ne dhe na fal mëkatet tona. Amin.
(Zot, ki mëshirë) 41 herë
Simboli i Shenjtë i Fesë Ortodokse
Me të vërtetë besojmë në një Perëndi, Atin, të Gjithëpushtetshmin, Krijuesin e qiellit dhe të dheut, të dukshmëve dhe të padukshmëve.
Besojmë edhe në një Zot, Jezu Krishtin, Birin e vetëm të Perëndisë, të lindur prej Atit përpara të gjitha shekujve; Dritë nga Drita, Perëndi i vërtetë nga Perëndia i vërtetë; i lindur, jo i bërë; bashkëqenësor me Atin; me të cilin u bë çdo gjë. I Cili, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti nga qiejt dhe u mishërua prej Shpirtit të Shenjtë dhe prej Marisë Virgjër dhe u bë njeri; dhe u kryqëzua për ne në ditët e Pontit Pilat; pësoi dhe u varros dhe u ngjall prej së vdekurish ditën e tretë, sipas Shkrimeve; dhe u ngjit në qiej dhe rri në të djathtë të Atit; dhe prapë do të vijë me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit; Mbretërisë së Tij nuk do t’i ketë mbarim.
Po, besojmë edhe në Shpirtin e Shenjtë, Zotin, që jep jetë, që buron prej Atit; Atij i bëjmë adhurim dhe lavdi bashkë me Atin dhe me Birin; Ai që ka folur me anë të profetëve.
Edhe në një Kishë të vetme, të Shenjtë, Katolike dhe Apostolike.
Rrëfejmë një pagëzim për faljen e mëkateve.
Presim Ringjalljen e të vdekurve dhe jetën e shekullit që vjen. Amin.
Κύριε ἐλέησον Kyrie eleison (Zot, ki mëshirë) 41 herë
PSALMI 129
Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
"Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".
Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".
PSALMI 131
O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.
E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënes së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnje e zvjerdhur.
O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.
PSALMI 132